Foto ilustruese

Kronikë

U tërhoq zvarrë nga kali, humb jetën 14-vjeçari nga Librazhdi

31 Tetor 2018, 13:59| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 14:15

  • Share

LIBRAZHD- Një 14-vjeçar, me iniciale Q.M., ka humbur jetën në mënyrë tragjke pasi është tërhequr zvarrë për disa metra nga kali i shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë në zonën malore të fshatit Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

Vetëm mbrëmjen e djeshme adoleshenti është sjellë në Tiranë për mjekim më të specializuar por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetën.

Njoftimi i policisë:

Librazhd 

Më datë 30.10.2018, rreth orës 23:30, në spitalin e traumës Tiranë, ku ka qenë dërguar për mjekim më të specializuar, ka ndërruar jetë shtetasi Q.M., vjeç 14, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas më datë 24.10.2018, në fshatin Xhyrë, është rrëzuar aksidetalisht nga një kafshë dore.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?