Sport

‘U testova dhe dola pozitiv me COVID-19’, arbitri shqiptar: Uroj ta kalojmë sa më lehtë këtë pandemi

18 Qershor 2020, 16:18| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 16:19

  • Share

Pak ditë pas rinisjes së futbollit në Kosovë një lajm ka trishtuar ambientin e këtij sporti. Gjyqtari Ilir Mehemeti, nëpërmjet një postimi në ‘facebook’, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fatmirësisht sipas Mehmetit, ai gëzon një gjendje të mirë shëndetësore dhe situata nuk është shqetësuese.  

“Të nderuar miq, pas testimit ne Qendrën Infektive për shkak të disa simptomave të shfaqura, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë jam vetëizoluar dhe jam ne gjendje te mirë shëndetësore. Shpresoj shumë se numri i te prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet në ditët në vijim dhe se do ta kalojmë këtë pandemi sa më lehtë që është e mundur,”- ka shkruar Mehmeti në “Facebook”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?