Elsa Lila u shpall fituese e "Festivalit të Këngës" nga vlerësimi i jurisë, ndërsa nga votat e publikut u shpall përfaqësuese për Eurovizion Albina Kelmendi. Në rrjet u tha se Elsa ishte zhgënjyer dhe se kishte refuzuar të merrte kupën, të cilën ia kishte lënë produksionit.
Por kjo nuk rezulton e vertetë, pasi këngëtarja ka pozuar bashkë me trofeun e fituar, të cilin siç duket ja dedikon vajzës së saj.
Kujtojmë se këngë "Evita" është një dedikim nga Elsa për vajzën e saj dhe fitoi vendin e parë nga juria.