Noam Chomsky

Bota

U tha se vdiq pas një goditje në tru, reagon gruaja e Noam Chomsky: Është lajm i rremë

19 Qershor 2024, 12:07| Përditesimi: 19 Qershor 2024, 12:10

  • Share

Ditën e djeshme në rrjetet sociale qarkulluan disa lajme se shkencëtari dhe intelektuali amerikan Noam Chomsky kishte ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare pas një goditjeje në tru.

Mirëpo për këto lajme ka reaguar gruaja e tij Valeria Wasserman Chomsky duke u shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë.

"Jo, është e rreme", tha ajo ditën e djeshme (18 qershor) për Associated Press.

Sajti brazilian i lajmeve Diario do Centro do Mundo hoqi gjithashtu postimin ku njoftonte vdekjen e Chomsky-t.

Noam Chomsky, i njohur për kritikat e tij ndaj politikës së jashtme të SHBA-së, dha mësim për dekada në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts . Në vitin 2017, ai iu bashkua Kolegjit të Shkencave Sociale dhe të Sjelljes në Universitetin e Arizonës në Tucson.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?