Flasin fqinjët e Liljana Buzos 54-vjeçares që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo. Fqinjët shprehen të tmerruar nga ngjarja, ndërsa thonë se nuk kanë qenë në dijeni të problemeve që ka pasur çifti dhe as për faktin se ata kanë qenë në proces divorci. Ata thonë se vite më parë çifti Buzo kishte humbur një djalë në një aksident automobilistik.
“U tmerruam nga ajo që dëgjuam, atyre iu kishte vdekur dhe një djalë disa vite më parë në një aksident, kohët e fundit Luljeta nuk jetonte këtu, nuk e pata pare. Nuk para dilte që ku i ka vdekur i biri u mbyll. Ka vite që i ka vdekur i biri në aksident. Nuk e dinim që ishte në proces divorci, shumë e rëndë shumë është”, tha një tjetër.
“Më ka ardhur shumë keq, pup u pus a keq. Si nuk i erdhi keq per gruan dhe fëmijët, as sa gjynah sa keq më erdhi. Jo se kisha dëgjuar më parë. Më ka ardhur shumë keq kam qarë, po se njoh zotërinë. Gjynah për ato fëmijë njëherë si nuk i erdhi keq”, tha një fqinje.
Lajmi kryesor:
Donte të divorcohej, Liljana Buzo u vra nga burri ish-polic në prani të djalit! Autori: I kisha thënë s'do ndahesh prej meje! Komshinjtë: U tmerruam, ajo kishte ikur nga shtëpia
//ReportTv.al