Ka ngordhur luani i kopshtit zoologjik “Safari Park”, vetëm dy muaj pasi u largua nga Shqipëria për në Holandë.
I njohur me emrin Zhak, ai ishte një nga luanët e keqtrajtuar në kopshtin zoologjik të Fierit.
Në muajin maj luanët u dërguan për t’u shpëtuar në qendrën Felida.
"Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju."- lajmëron qendra.
Sipas tyre për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara.
"Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë gjetën se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar. Gjendja e tij u konfirmua muajin e kaluar gjatë një kontrolli mjekësor. Pavarësisht nga ky lajm, ne shpresonim për t’i mundësuar Zhakut për të jetuar një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve."- thuhet në njoftim.
Ndërkaq, qendra Felida shpreh ngushëllimet e saj, duke përmbyllur kështu njoftimin:
"I dashur Zhaku, do të kishim dashur të të jepnim më shumë. Ne donim të të jepnim një jetë të mirë. E meritoje aq shumë pas gjithë atyre viteve vuajtje. Ne shpresojmë që ti të jesh kënaqur me diellin, rërën, barin dhe qetësinë gjatë qendrimit tënd të shkurtër me ne. U prehsh në paqe!”
Komente

Burg per ate qe ekane torturuar dhe perfituar para nga luani i shkrete. Shoqata e mbrojtjes se kafsheve urgjent te beje kallzim penal nese vertet jane shoqate ne mbrojtje te kafsheve.
PërgjigjuNe koke te Saliut
PërgjigjuA u denua njeri per keto plera njerez qe torturojne kafshet e gjora. Abuzimi me kafshet eshte krim. Ku ishte policia bashkiake e atij Kokemadhit Subashi
PërgjigjuMbase vdes me lemeri ai qe e katandisi ashtu te gjorin LUAN.
PërgjigjuI forte paska qen dhe kaq sa rrojti paska shpetuar i shkreti duhet tkishte ngordh qe ktu qe tshpetonte nga grryerja e stomakut e nga izolimi total . U bem ne te mbajm kafshe e kopshte ne spo mbajm dot njeri tjetrin skan njerzit te han buke. Me mire mos ti mbajm e mos ti shohim kurre te rrim si te lashte qe kemi qen e do jemi gjithmon se i marim dhe i torturojm te shkretit. Turp
Përgjigju