Avokati Ilir Nikolla

Politikë
Top 24

U tradhtua nga opozita/ Një avokat kandidon i pavarur për bashkinë Sarandë

23 Prill 2019, 15:45| Përditesimi: 23 Prill 2019, 15:49

  • Share

Avokati Ilir Nikolla ka zyrtarizuar ditën e sotme kandidaturën për kryetar të Bashkisë Sarandë në zgjedhjet e 30 qershorit

Në një komunikim për Report Tv, Ilir Nikolla ka pohuar se ditën e sotme ka bërë regjistrimin e kandidaturës si kandidat i pavarur pranë KZAZ Sarandë.

Pak kohë më parë kryetari i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ishte shprehur se Ilir Nikolla do të jetë kandidati i kësaj partie për Sarandën edhe nëse Partia Demokratike vendos të dali në zgjedhje me kandidat tjetër.

Largimi i Ilir Nikollës nga PD erdhi pas heqjes të tij si kandidat për kryetarin e degës së PD Saranda në mënyrë të çuditshme nga Lulzim Basha.

Partia Socialiste ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për Sarandën, ndërsa opozita është shprehur e vendosur për bllokimin e zgjedhjeve nëse nuk bëhen sipas tre kushteve të saj, mes tyre largimin e Ramës.

Komento

Komente

  • Genci: 23/04/2019 19:29

    Qenka merzitur Iliri me pd meqe e mbajti doganier shume vite. Saranda do nje kryetar bashkie djale ose vajze qyteti, qofte pd apo ps. Mjaft me fshataret e Tepelenes qe erdhen ne qytet dhe zaptuan poste publike dhe prona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?