Olsian Çela, Arta Marku dhe Besim Hajdarmataj

U transferuan në Berat e Pogradec, Prokurorët 'rebelë' fitojnë në Gjykatë ndaj Arta Markut

27 Dhjetor 2018, 15:08| Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 16:08

  • Share

TIRANË- Gjykata Administrative rrëzon urdhërat e kryeprokurores Arta Marku për transferimin pa pëlqim në Berat dhe Pogradec të ish-drejtuesit të krimeve të rënda Besim Hajdarmataj dhe prokurorit Olsian Cela.

Vendimet sipas burimeve nga gjykata për Report Tv janë dhënë të martën dhe të mërkurën në mesditë ku proceset janë iniciuar nga Cela dhe Hajdarmataj. Administrativia i ka cilësuar transferimet pa pëlqimin e prokurorëve si të padrejta.

Report Tv ka siguruar vendimet e dhëna nga Gjykata Administrative pas padisë së dy prokurorëve. 

Vendimet e Gjykatës Administrative për prokurorët 'rebelë'

Vendimi i dhënë për Besim Hajdarmataj është dhënë nga gjyqtari Avni Sejdi, ndërsa gjyqtarja Afërdita Maho ka dhënë vendimin për Olsian Çelën.

Ndërsa për procesin e nisur nga prokurorja Sonila Muhametaj ende nuk ka një vendim. Këta prokuror u transferuan pasi u konsideruan ‘’rebelët” që refuzuan të marrin përsipër të përfaqësojnë prokurorinë në procesin ndaj Emiliano Shullazit.

Pas transferimit Hajdarmataj dhe Cela shkuan të punonin në Berat e Pogradec ndërsa Muhametaj u rikthye në Tiranë.

Mbetet për tu parë nëse kryeprokurorja do të tërheqë urdhërin për t'i rikthyer pranë Krimeve apo do të ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?