Bota

U trembët nga tërmetet në Shqipëri?! Më i frikshmi në historinë e njerëzimit vrau 7000 njerëz (Video)

6 Korrik 2018, 15:30| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 15:42

  • Share

Dy ditët e fundit Shqipëria është lëkundur nga disa tërmete dhe të gjithë njerëzit për një moment i pushtoi paniku. Por duhet të dini që kjo nuk është asgjë në krahasim me ngjarjen e vitit 1960, ku vdiqën 7000 persona. Më datë 22 maj të atij viti, në oren 19:11, me orën lokale të Kilit, ndodhi ajo që u konsiderua katastrofa më e madhe natyrore, një tërmet prej 9.3 ballësh. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Valdivia, dhe zgjati plotë 10 minuta pa pushim. Tronditjet e forta shkaktuan cunami i cili përfshiu vende si  Kili, Haëaii, Japoni, Philippines, Zelandën e Re,  Australinë jugore dhe ishujt Aleutian.

Cunami shkaktoi dallgë prej 25 metrash, të cilat morën përpara çfarëdo që gjetën. Dëment materiale dhe viktimat, ende sot e kësaj dite nuk janë të qarta, por nga përllogaritjet mësohet se të paktën 7000 persona humbën jetën nga kjo fatkeqësi natyrore. Por tërmeti i fuqishëm prej 9.3 ballësh, erdhi pas disa tërmetesh të njëpasnjëshme që përfshin Kilin nga data 21 maj deri në 6 qershor.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?