'U vendos diktatura', Rama i përgjigjet Budinës: S'mund të të ndryshoj mendimin, partitë që ke sot aty  s'kanë ngulur një gozhdë për artin

17 Maj 2020, 14:42| Përditesimi: 17 Maj 2020, 14:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të regjisorit Edmond Budina, i cili lëshoi akuza të forta kundër qeverisë duke thënë se u vendos diktatura dhe se Presidenti Meta duhet të ndërhynte dhe të shpërndante parlamentin. Me një mesazh në twitter, Rama tha se nuk mund ta ndalojë atë të ketë mendimin e vet të ndryshëm në krahasim me aktorët e tjerë të njohur që kërkojnë një teatër të ri, por nuk e fal dhe nuk i takon atij të fyej dhe shajë me akuza të pabaza.

Ai shprehet se nuk ka asnjë lidhje me punët e zeza me të cilën e akuzoj, ndërsa sa për partitë që po mbrojnë sot teatrin nuk kanë ngulur kurrë një gozhdë për artin e kulturën

Rama shprehet se sharjet dhe fyerjet  nuk janë as kulturë e art dhe as demokraci dhe se një pakicë nuk mund  t'i imponohet vullneti të shumicës.

"Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame,Viktor Zhusti,Ruzhdi Pulaha,Pirro Milkani,Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë,që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare... Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s'kanë ngulur një gozhdë për artin,kulturën,teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë,ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit.. Por ty nuk të takon të shash,fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të qeverisë,bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s'janë art, shpifjet s'janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd... Unë s'jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç'kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës", shkruan Rama.

Regjisori Edmond Budina lëshoi akuza edhe ndaj ndërkombëtarëve që janë shprehur se do i mbështetin artistë, por sot nuk bënë asgjë.

"Sot përfundimisht u vendos diktatura në Shqipëri. Shteti i krimit ndërhyri duke tërhequr zvarrë qytetarët. Shokët tanë janë masakruar. Ky është akt i turpshëm. Kur u shemb ishin 10 veta brenda, Neritan Liçaj mes tyre. I bëj thirrje KE-së dhe popullit ta kuptojë se në çfarë gjendje është. Duhet të ngrihemi të gjithë. Zoti Soreca na keni dhënë fjalën se do të veproni, turp! Jam nënshtetas italian dhe si qytetar europian nuk mund ta pranoj këtë. Dhe ambasadorja amerikane që bëri shoë me Edin dhe tani u shkatërrua. Unë i akuzoj të gjithë. Ky shtet është kriminal. I bëj thirrje presidentit. Në 2 mars ishim në shesh, është momenti të shpërndajë parlamentin ilegjitim. U gjendëm në befasi kur erdhën. Kush do të vijë në pushtet do të bëjmë të mundur që ky teatër të bëhet sikur gjë. Hynë me armë luftarake. Mafizoët dalin nga burgjet" tha Budina.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 17/05/2020 15:15

    Hani mender tani qe u prish o shpellare

    Përgjigju
  • Shqipoja: 17/05/2020 15:12

    U prish teatri. Nje godine pupuliti (kashte e presuar) e ndertuar gjate pushtimit italian, sipas sistemit fashist “dopo lavoro”; nje lloj mejhaneje e krijuar qellimisht per te kontrolluar qytetaret edhe pas punes. Pas largimit te Italise, ne 1944, Xhafer Deva, i ardhur ne Tirane per te kryer masakren e 4 shkurtit, ne nder te batalionit te gesaposve kosovar,  qe kreu masakren, e transformoj ne kinema me emrin “Kosova”. Pas clirimit, aty zhvillohen gjyqet famekeqe me ane te te cileve, qeveria komuniste spastroj kundershtaret e saj. Ato salla kane pare nenshkrimin e mijera vendimesh pushkatimi dhe burgosjeje. Me pas perdoret per teater. Shqiperia kishte patur teater edhe me pare. Cfare nuk kishim pasur me pare ? Natyrisht risija e viteve te komunizmit qe “Kinostudioja”. Aty, nga nje plejade regjizoresh, kineastesh dhe artistesh te shkolluar jashte u krijuan me qindra filma dhe dokumentate, qe na benin kompetitiv te pakten ne raport me fqinjet. U prish, u vodhen mijera hektare toke. Askush nuk u ngrit. Pse ? Sepse u pervetesua nga njerezit e Sales, ata qe luftojne qe regjimi i tij gjakatar te rikthehet. Keta dalin sot, ngaqe nuk jane  ne gjendje te prodhojne asnje kauze tjeter; “ne mbrojtje te Teatrit prej kashte”; nderkohe kur do te ndertohet nje i ri modern (Kinostufio, u pervetesua, por nuk u rindertua). Ne vitin 2007, e kishin ne dore ti dhuronin perjetesine, ta shpallnin "Monument Kulture". Nuk e bene. Pse ? Sepse donin ta pervetesonin, sikunder bene me Kinostudion. Qellimi i tyre: endrra per te destabilizuar; deshira per te pervetesuar; kur te vine vete ne pushtet (ashtu sikunder bene me ambientet e Kinostudios)

    Përgjigju
    • Giovanna: 18/05/2020 19:45

      Ti shqiponja je e vonuar shko me mire te malet se atje kuptohesh

  • As kam qene as nuk mund te behem Simpatizante i juaj z.Edi..: 17/05/2020 14:59

    Por te rime shtrembur dhe te flasim Drejte ,,Orhanizimet e punneve qe ke bere,persa i perket vendimeve qe Ju keni mare ,permbes Ligjit qe te jepe te drejte Si Kryeminister,,,je njeshe .. Perpara se keshtu deri sa te vdesesh, Nga shumicace Popullit do Votohesh gjithmone..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?