Gjykata Penale e Bazelit, në Zvicër ka dëbuar nga shteti një sipërmarrës nga Kosova. 29-vjeçari, identiteti i i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se në 2018 shkaktoi një vetë-aksident në Liestel, duke vënë në rrezik jetën vajzën që e shoqëronte.
29-vjeçari, tregtar makinash, që shkaktoi aksidentin, u akuzua për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut dhe rrezikim të jetës. Me manovrën e qëllimshme të lëvizjes, me të cilën ai donte të demonstronte "performancën pasagjerit të automjetit" sipas aktakuzës së prokurorit publik, shqiptari nga Kosova, qëllimisht vuri jetën e pasagjerit në rrezik, thuhet në aktakuzë.
Prokurori publik nuk dëshironte, fillimisht që ta deportonte shoferin e Mercedesit, raporton media zvicerane. Por gjykata penale e Bazelit e vlerësoi çështjen ndryshe, dhe vendosu dëbimin e tij nga vendi për pesë vjet. 29-vjeçari u dënua gjithashtu me një dënim ‘burg me kusht’ për 22 muaj, me një periudhë prove prej katër vjetësh.
Mbrojtja njoftoi se ata do të kundërshtonin vendimin e gjykatës penale të Bazelit.