Një 30-vjeçar është paraqitur mëngjesin e sotëm në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore pasi ishte vetëplagosur me armë zjarri.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit (automatik).
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Komente
