Në banesën ku jetonte Pal Trashaj në Pllanë të Lezhës, familja ka hapur dyert e mortit. 63-vjeçari humbi jetën sot në spital pasi piu fostoksinë para dyerve të SPAK.
Vdekja e tij ka tronditur fqinjët dhe bashkëfshataret e 63-vjeçarit, të cilët thonë se ai njeri i respektuar në zonë, por problemet me padrejtësisht që i janë bërë e detyruan të ndërmerrte këtë veprim.
“Jetonte në lagjen tonë. Kam marr vesh se ka ndërruar jetë para 1 ore. Më ka trondit shumë. Person i mirë, sheh punën e vet. Ndihmon edhe të tjerët kur ka mundësi. U bënë shumë kohë që e kam pas afër, por se kam takuar.
E pamë në televizor. Problemet i dinë vetë. Njeri i rregullt”, thonë fqinjët.
Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra dhe kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Për këtë problem 63-vjeçari ju ishte drejtuar disa institucioneve dhe organeve të drejtësisë, por që nuk kishte gjetur zgjidhje, çka duket që e detyroi që të kryente dhe aktin e rëndë para dyerve të SPAK.
Lajmi kryesor:
Piu fostokosinë para SPAK, vdes në spital 63-vjeçari nga Lezha! Kalvari me kredinë, banka s’i llogariti 6 këste! Borxhi 900 mijë lekë të vjetra iu kthye në 4.8 mln! I bllokuan pasurinë
SI.E.//ReportTv.al