Kronikë

U vodhën 15 mln € europianëve përmes Call Center, GJKKO dënon me 23 vite burg 2 kokat e grupit! Iu konfiskohen 14 pasuri

18 Qershor, 10:58| Përditesimi: 18 Qershor, 15:13

  • Share

TIRANË- Dy organizatorë të një skeme kriminale mashtrimi me Call Center, që u shkaktuan qytetarëve europianë një dëm prej mbi 15 milionë eurosh, janë dënuar përfundimisht nga GJKKO me një total prej 23 vitesh burg. Togat e zeza dhanë 12 vite burg për Jusel Micin dhe 11 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Mendim Domi. Treshja e gjyqtarëve, Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, më datë 17 qershor, vendosën po ashtu konfiskimin e 14 pasurive në pronësi të Micit dhe Domit, apo edhe familjarëve të tyre.

Të dy u shpallën fajtor për disa vepra penale, mashtrim kompjuterik, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. Mici përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg, ndërsa Domi me 7 vite e 4 muaj burg dhe dënimin do e kryejnë në një burg të sigurisë së lartë.

Gjykata vendosi konfiskimin e 14 pasurive të paluajtshme, përfshirë: 3 apartamente, 2 të Micit dhe 1 i Domit, sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore (rreth 26 mijë metër katror) dhe 3 llogari bankare të Domit me vlerë rreth 200 mijë euro. Gjithashtu, u konfiskuan të gjitha sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve në subjektin “Telex” shpk, të cilat shërbyen si prova materiale në procesin penal.

Paralelisht me këtë proces gjyqësor, SPAK hapi edhe hetim pasuror për Micin dhe Domin, ku ka të sekuestruara edhe pasuri të tjera si biznese, vila në zona të shtrenjta rezidenciale, garazhe, makina luksoze etj. 

Grupi me bazë në Tiranë u godit në dhjetor 2022, pas një kërkese të prokurorisë së Pizës në Itali dhe pas koordinimit me EUROJUST. SPAK ka konkluduar përmes hetimeve të nisura që në vitin 2021 se qytetarë italianë, spanjollë dhe gjermanë kontaktoheshin përmes telefonit, bindeshin të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit, por përfundonin duke humbur investimet e tyre, që llogaritet mbi 15 milionë euro.

Pasuritë e konfiskuara
Aapartament- Mendim Domi
Apartament- Jusel Mici
Apartament-Jusel Mici 
Arë me sipërfaqe 4100.00 m² në pronësi të Mendim Domi dhe A.A.J;
Arë me sipërfaqe 3720.00 m² në pronësi të Mendim Domit
Arë me sipërfaqe 4600.00 m² në pronësi të Mendim Domi
Arë me sipërfaqe 1300.00 m² në pronësi të Mendim Domi
Arë me sipërfaqe 2639.00 m² në pronësi të Jusel Micit
Arë me sipërfaqe 2733.00 m², në pronësi të Jusel Micit dhe A. K. M;
Arë me sipërfaqe 4000.00 m² në pronësi të Jusel Mici
Arë me sipërfaqe 3180.00.00 m² në pronësi të Jusel Micit dhe subjektit Euro Aditiv.
Llogaria me shumën 195,763.24 euro-Mendim Domi
Llogaria me shumën 417,454.64 lekë-Mendim Domi
Llogaria me 528,719.00 lekë- Mendim Domi

Kliko këtu për të lexuar vendimin e GJKKO

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?