Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji

U votuan sot në Kuvend! Njihuni me karrierën e dy grave që do të mbrojnë Kushtetutën

11 Nëntor 2019, 16:27| Përditesimi: 11 Nëntor 2019, 16:30

  • Share

TIRANE-Sot Kuvendi i Shqipërisë votoi dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duke e çuar në pesë numrin e anëtarëve, por duhen gjashtë për të funksionuar. Por kush janë dy anëtaret më të reja? Elsa Toska u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shkurt të këtij viti, ndërsa ka punuar si këshilltare ligjore prej 12 vitesh.

Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu përpos punës si këshilltare ajo ka qenë edhe pedagoge në disa universitete. Toska kandidoi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe pas kalimit të gjithë filtrave sot u votua nga Kuvendi. Edhe Fiona Papajorgji iu nënshtrua vettingut duke e kaluar pa probleme, ndërsa ka një eksperiencë të gjatë si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.  Papajorgji gjithashtu ka qenë pedagoge në disa universitete dhe avokate.

(Kliko këtu për të lexuar CV e Elsa Toskës)

(Kliko këtu për të lexuar CV e Fiona Papajorgjit)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tajari: 11/11/2019 16:39

    Dmth reforma ne drejtesi synon te tregulloje sistemin sidomos ne promovimin e magjistrateve (ato qe kane kryer shkollen e magjistratures). Paradoksi eshte qe ne vend te magjistrateve, Gjykatat kryesore, si kjo kushtetueseja, mbushen me jo magjistrate. Dhe te mendosh qe keto do bejne interpretimin perfundimtar nese liri apo te drejta kushtetuese kane zbatuar si duhet. Kot nuk fusin ne lista dhe pastruset qe punojne ne kushtetuese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?