Anxhelina Petro, 29 vjecarja që u vra barbarisht nga babai i saj, Aleko Petro

Kronikë
Top 24

U vra dhe u gropos nga babai, flet i dashuri afgan i Anxhelina Petros: 1 javë më parë i propozova për martesë, e dhunonte edhe xhaxhai

8 Janar 2019, 11:20| Përditesimi: 8 Janar 2019, 11:57

  • Share

Pas rrëfimit të babait të Anxhelina Petros, Aleko Petro, që vrau vajzën e tij në Korfuz më 31 dhjetor dhe më pas e groposi, të tjera detaje për vrasjen makabre, zbulohen nga i dashuri i saj afgan. Në një bisedë me televizionin grek “Skai.gr”, afgani ka treguar se një javë para se Anxhelina të vritej nga babai, ai i kishte propozuar që të martoheshin. 30-vjeçari afgan thotë se përveç babait, Anxhelina ishte qëlluar edhe nga xhaxhai i saj.

 “Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm. Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, -tha i dashuri i saj.

Anxhelina Petro, 29 vjeçe, nga Berati u vra barbarisht nga babai i saj, Aleko Petro, natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e tij në Korfuz. Pas vrasjes, i ati e groposi vajzën në oborrin pas shtëpisë, ndërkohë që në një rrëfim për mediat greke ai shprehu pendim për ngjarjen e rëndë dhe tha se për të qetësuar shpirtin e vajzës “më varni në mes të Korfuzit”. Trupi i 29- vjeçares u transportua sot nga Korfuzi në Berat për tu përcjellë në banesën e fundit pas kërkesës së nënës së vajzës.

Komento

Komente

  • Jani: 09/01/2019 11:40

    Jemi Populli me Rracist ne Bote Eshte Fakt, Mjafton te Shohesh rrjetet Sociale

    Përgjigju
  • Erik: 08/01/2019 11:43

    Jemi popull racist edhe pse vete e vuajme racizmin e te tjereve kur dalim neper Europe.

    Përgjigju
    • her: 08/01/2019 19:51

      Shume e vertete. Raciste, te pashpirte dhe kafshe mali.... siç vertetohet dhe nga ky lajm dhe shume te tjere te ngjashem. Jemi shpellare.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?