Viktima Safet Hyskollari

Kronikë

Korçë/ E vrau pas konfliktit për pronën, autori ende në kërkim! Viktima sapo ishte kthyer nga SHBA

8 Shtator 2022, 12:30| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 09:25

  • Share

KORÇË- Familja Safet Hyskollarit, 65-vjeçarit që u vra dje pas një konflikti për çështje pronësie nga bashkëfshtari i tij Fatos Munellari, ka hapur sot dyert e mortit.

Autori i ngjarjes, Fatos Manellari mbetet ende në arrati edhe ditën e sotme, ndërsa trupi i të ndjerit Safet Hyskollari, ndodhet ende në morgun e qytetit të Pogradecit ku pritet të tërhiqet nga familjarët pas ekzaminimit. Safet Hyskollari jetonte me gruan e tij, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga SHBA.

Sakaq familjarët e autorit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në një prononcim të shkurtër kunata e autorit ka theksuar se e shoqja dhe i biri i tij ndodhen në gjendje shoku. Ndërkohë në banesën e tyre, ditën e sotme kanë qenë dy infermiere.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë ku Fatos Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht. Mësohet se ky konflikt ka lindur për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 08/09/2022 14:48

    Si arrin njeriu moshen 63 vjecare kur ka nje mungese te tille vetekontrolli? Eshte e pamundur qe autori i nje vepre te tille te jete pa historik kriminal.

    Përgjigju
  • Hakiu: 08/09/2022 14:32

    i shkrefi edhe pse ne Amerike i zgjidhi problemet me mentalitetin shqiptar, ME DHUNE. Do thoni po ai ishte viktima. Vertet po edhe ai ka patur pjesen e tij te fajit ne agravimin e situates. Te therriste policine,ose ta conte ne gjyq. Pastaj korbit çi duhej sherri kur do kthehej ne Amerike!

    Përgjigju
  • Agjenti: 08/09/2022 14:12

    Tipik shqiptar vjen nga amerika per nje cope gardh ne albanistan.

    Përgjigju
  • Snms: 08/09/2022 12:47

    Nuk ndani dot Pogradecin me Korce.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?