Bota

Japonia në zi! Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe

12 Korrik 2022, 08:48| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 15:23

  • Share

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Tokios për t'i bërë nderimet e fundit ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i vrarë në atentat javën që shkoi gjatë kohës që mbante një fjalim në një takim elektoral në qytetin e Narës në Japoninë Jugore. E veja e kryeministrit të ndjerë Akie Abe, ishte ulur në sediljen e përparme të makinës që mbante trupin e Abe. Makina e funeralit kaloi pranë selisë së Partisë Liberal Demokratike të Abe dhe më pas në rezidencën e kryeministrit, ku autokolona u prit nga kryeministri Fumio Kishida dhe ligjvënës të tjerë. Më pas kaloi pranë ndërtesës së parlamentit, ku Abe hyri për herë të parë si ligjvënës në 1993, e në fund u ndal në s në sallën e funeralit Kirigaya në lagjen Shinagaëa të Tokios, ku homazhet në tempullin Zojoji ishin të hapura vetëm për miqtë dhe familjarët e afërt.

Në të gjithë Tokion, flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërsa jashtë tempullit, një varg i gjatë vajtues mbante buqeta me lule në duar. Njerëz të ndryshëm që ndoqën në rrugë kalimin e makinës së funeralit qëndronin duke u lutur, disa të tjerë nuk mundën të mbajnë lotët e thirrën me zë të lartë  "Faleminderit Abe" ose "Mirupafshim Abe".

BBC bën të ditur se shumë qytetarë të pranishëm në funeral kanë pohuar se  Abe u dha atyre një ndjenjë sigurie, sidomos për krizën e Covid, mendojnë se u menaxhuanë mënyrë efektive. Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë pas luftës dhe një nga politikanët e saj më me ndikim. Policia tha se autori i krimit sulmoi ish kryeministrin për shkak të ankesave që kishte ndaj një grupi fetar ku ai besonte se Abe ishte pjesë e tij. Ai qëlloi ndaj ish kryeministrit dy herë me një armë të prodhuar në mnyrë artizanale. Sulmi shkaktoi valë tronditëse në një vend ku rastet e dhunës me armë janë jashtëzakonisht të rralla. Policia po heton ende se cilat ishin motivet e agresorit dhe nëse ai ka vepruar i vetëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?