Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe

Bota

U vra me armë gjatë fushatës elektorale, sot mbahet funerali i ish-kryeminstrit të Japonisë Shinzo Abe! Mbi 700 të ftuar nga e gjithë bota

27 Shtator 2022, 07:48| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 08:57

  • Share

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi dhe sekretari i jashtëm britanik, James Cleverly, janë në mesin e personaliteteve të huaja që do të mbërrijnë në Japoni për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin e vrarë, Shinzo Abe

Sipas The Guardian, janë rreth 700 persona që marrin pjesë, duke përfshirë 50 ish-udhëheqës dhe udhëheqës aktualë, që do të jenë sot në Tokio, tre muaj pasi Abe u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në fushatë.

I dyshuari për të shtënat e Abe më 8 korrik, Tetsuya Yamagami u ka thënë hetuesve se ai kishte në shënjestër politikanin për shkak të lidhjeve të tij me kishën, anëtarët e së cilës njihen zakonisht si Moonies.

Zyra e kryeministrit Fumio Kishida ka postuar në Twitter foto të takimeve të tij nga dje dhe mëngjesin e sotëm. Ai do të takohet sot me mbi 40 krerët e shtetit.

Perveç zëvendëspresidenten e SHBA Kamala Harris, kryeministrin e Indisë Narendra Modi, do të jetë kryeministri i Singaporit, kryeministri australian Anthony Albanese, presidenti vietnamez, kryeministri e Koresë së Jugut dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?