Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në rrugën ‘5 Maji’, ishte një personazh i njohur për publikun edhe në rrjetet sociale. Shpesh herë ai shihej nën shoqërinë e reperave të njohur dhe është bërë pjesë e disa videoklipëve.
Së fundmi Mehmet Qema, është shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Kosova Meriton Mjekiqi. Në një foto të publikuar nga vetë viktima në mediat sociale vetëm katër ditë më parë, ai shfaqet në krah me autorin e dyshuar Marius Dema ku duket edhe reperi dhe moderatori Meriton Mjekiqi i cili shoqërohej shpesh me djemtë.
Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti i njohur me emrin e arit Lim Hoti edhe ky reper. Në këtë videoklip shihet edhe viktima i cili ishte shoqërohej me këngëtarë të muzikës rep.
Me rreth të kuq Erlind Peka dhe Blerim Hoti (Lim Hoti) të shpallur në kërkim, lart me të verdhë viktima dhe autori i dyshuar
Lajmi kryesor:
Tiranë, vret shokun me plumb në gjoks teksa pinin në lokalin që prodhonte Bitcoin! Vetëdorëzohet 28-vjeçari: E bëra pa dashje, armën e solli vetë (PAMJET para tragjedisë)
M.Q.//ReportTv.al