ITALI – Mediat italiane kanë bërë publik emrin e shqiptarit që u vra pak pas mesnatës së 25 nëntorit në Marghera të Italisë.
Sipas “il Resto del Carlino” shqiptari i vrarë është Van Koxha, 40 vjeç. Në Marghera (një zonë e njohur për aktivitetin e trafikut të drogës) Koxha u godit për vdekje me thikë pas një përleshjeje që ndodhi rreth orës 22:00, në një park pranë via Rizzardi.
Van Koxha kishte shkuar për të takuar vëllain e tij në Veneto, pasi kishte përfunduar një dënim me arrest shtëpiak të caktuar nga gjykata e Fermos për çështje që lidhen me trafik droge. Plagët e thella nga goditjet me thikë rezultuan fatale. Gjithashtu edhe vëllai i tij u plagos gjatë përleshjes, por arriti të mbijetojë.
Tashmë autoritetit italiane janë më të sigurta se bëhet fjalë për larje hesapesh mes dy grupesh rivale lidhur me shitjen e lëndëve narkotike, por janë të forta gjithashtu dyshimet se sherri mund të ketë lindur nga përplasjet për kontrollin e lojës së tre kutive në zonë, që bëhet për të zhvatur turistët.
Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi dy persona, të dy shtetas moldavë: njëri akuzohet për vrasje dhe tjetri për përfshirje në përleshje, ku ishin të pranishëm edhe tetë persona të tjerë.
Autori i krimit është identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë, dhe autoritetet janë të bindura për identitetin e tij.
Loja e 3 kutive
Lojë e tre kutive (e njohur edhe si “lojë e tre kapakëve” ose “tre gotat”) është një lojë mashtrimi që zakonisht zhvillohet në rrugë ose në ambiente publike. Ajo përfshin një mashtrues që vendos tre kuti, kapakë ose gota mbi një sipërfaqe dhe fsheh një objekt të vogël, zakonisht një top ose një gur, nën njërën prej tyre. Pasi i lëviz shpejt kutitë për t’i hutuar vëzhguesit, ai sfidon të pranishmit të gjejnë se ku është objekti.
Ku qëndron mashtrimi? Mashtruesi i lëviz kutitë me shpejtësi dhe përpiqet të ngatërrojë spektatorët. Përfshihen shpesh bashkëpunëtorë që veprojnë si pjesëmarrës të zakonshëm, për të fituar besimin e njerëzve duke pretenduar se fitojnë para. Kur viktima vendos bast për të treguar se ku është topi ose objekti, ai zakonisht e humbet bastin, pasi mashtruesi e ka manipuluar lojën për ta fshehur objektin ose për të ndryshuar rezultatin.
Shkoni e punoni mer parazita,,kto pune boheshin ne centrale te milanos ne vitet 90,,, ju akoma me kto pislliqe ne 2024...
Përgjigju