XXXTentacion

Vrasja e reperit amerikan XXXTentacion në 2018, tre autorët dënohen me burgim të përjetshëm

7 Prill 2023, 17:31| Përditesimi: 7 Prill 2023, 17:32

  • Share

Tre persona janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e reperit amerikan XXXTentacion gjatë një grabitjeje. Reperi amerikan u qëllua jashtë një dyqani motoçikletash në Florida ndërsa iu grabitën 50,000 dollarë në 2018. Reperi kontrovers 20-vjeçar, i cili qëndron ende në krye të top-listave, u bë i famshëm me dy albume të suksesshme radhazi. Michael Boatëright, 28, Dedrick Williams, 26 vjeç dhe Trayvon Newsome, 24 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje të armatosur. Ata nuk do të kenë asnjë shans për lirim me kusht apo lirim të parakohshëm.

Reperi u vra në vitin 2018 teksa ishte duke lëvizur me makinë me një shok. Një tjetër mjek u preu rrugën dhe dy persona të armatosur qëlluan kundrejt tij Më pas ata morën një çantë Louis Vuitton që përmbante 50 mijë dollarë dhe më pas u larguan me shpejtësi. Reperi nuk u mbijetoi dot plagëve që mori.

Boatwright u identifikua si sulmuesi kryesor dhe Newsome u akuzua se ishte personi tjetër i armatosur. Williams u akuzua se drejtonte fuoristradën. Gjatë dënimit, menaxheri i reperit të ndjerë, Soloman Sabande, duke dhënë një deklaratë në emër të familjes së yllit, tha se ai u vra "pa kuptim".

"Ai ishte një rreze shprese për të gjithë atë të rinjtë dhe muzikën e tij”, tha ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?