Albert Melyshi, kryebashkiaku demokrat i Mirditës
Shqiptari Ndue Melyshi, 61-vjeçari i thirrur edhe Noel nga miqtë dhe të njohurit, i cili humbi jetën tragjikisht teksa u qëllua me katër plumba nga qiramarrësi i lokalit të tij pas një konflikti mbrëmjen e të dielës (17 gusht), në lagjen Itterbeek në Anderlecht të Belgjikës, është me origjinë nga Mirdita.
Gazetari i report Tv, Elvis Hila, informon se Melyshi është edhe i afërm i kryetarit demokrat të Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi.
I zgjedhuri vendor ka bërë edhe një postim të ndjerë me fjalë prekëse në profilin e tij në rrjetin social Facebook ditën e sotme (19 gusht). Gjithashtu njofton se varrimi do mbahet në Bruksel, më 23 gusht (e shtunë).
“Lamtumirë kushëri e vlla, Ndue Zef Melyshi! Vdekja jote e ka pikëlluar familjen tonë të madhe. Varrimi bëhet ditën e shtunë datë 23 Gusht në Bruksel. Pritja bëhet në Bloemenlaan 3, Dilbeek Bruksel. Qofsh mirë me Zotin Ndue!”, shkruan kryebashkiaku.
Postimi i kryebashkiakut Melyshi për kushëririn e ndjerë
Lajmi kryesor:
Belgjikë/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku! Pranga autorit, dëshmitarët: Njeri i mirë, e kishim paralajmëruar (EMRI+DETAJE)
A.Q/ReportTv.al