Arben Lleshi

U vra në burg, trupi i Arben Lleshit mbetet ende në morg! Mjekësia Ligjore: Duam leje ta varrosim! Prokuroria: Kërkoni çdo familjar

6 Shkurt, 15:13| Përditesimi: 6 Shkurt, 19:45

  • Share

Trupi i Arben Lleshit i vrarë më 15 dhjetor në burgun e Peqinit, është ende sot e kësaj dite, në morgun e Tiranës.

Instituti i Mjekësisë Ligjore, i kërkoi leje prokurorisë së Elbasanit që ta varrosë bashkia, duke qenë se askush s’është paraqitur ta tërheqë.

Por prokuroria i kërkon Institutit që pavarësisht se afatet e qëndrimit të trupit në morg janë plotësuar, duhet të krijohet bindje e saktë që asnjë prej familjarëve nuk ka shfaqur interes siç e parashikon ligji.

Në këtë pikë prokuroria kërkon që të sigurohet lista e familjarëve të të ndjerit bashkë me arsyetimin përkatës se përse nuk mund ta bëjnë varrimin.

Arben Lleshi, i dënuar me burg përjetë për vrasje, u ekzekutua në qelinë e tij, nga Sokol Mjacaj, dhe ka dyshime të porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 dhjetor 2023, kur i dënuari përjetë ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja.

Pavarësisht se ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak se është porositur nga jashtë për motive hakmarrjeje, mbetet ende pa motiv. Kjo për shkak se Mjacaj ka vijuar t'i qëndrojë deklarimeve të mëhershme duke mos pranuar të flasë për bashkëpunëtor apo porositës nëse ka patur të tillë.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/02/2024 00:48

    Jo qe eshte frika e gjakmarrjes ne mes,por dhe shpenzimet e varrimit qe askush nuk deshiron t'i marre persiper,sidomos per nje vrases.Me mire dhurojani trupin fakultetit te mjekesise per studentet qe bejne praktiken ne kadavra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?