Trupi i Arben Lleshit, i cili u ekzekutua 3 muaj më parë në qeli në Burgun e Peqinit, vijon të mbetet në morg i pavarrosur. Familjarët e tij vijojnë të mos pranojnë ta tërheqin trupin për të kryer ritet e fundit, me argumentimin se nuk i është i afërmi i tyre.
Institutit të Mjekësisë Ligjore familjarët i kanë thënë se dyshonin se ai nuk ishte trupi i të afërmit të tyre, gjë që e vuri Prokurorinë përballë sfidës, tashmë e detyruar të provojë se bëhet fjalë për të njëjtin person në procesin tjetër të vrasjes së tij.
Në këto kushte Prokuroria ka tentuar të identifikojë viktimën përmes gjurmëve të gishtave, proces i cili mësohet se ka rezultuar i pamundur, 3 muaj pas vdekjes.
Tashmë organi i akuzës ka vendosur që ta kryejë identifikimin duke krahasuar ADN-në me familjarët e tij. Pas identifikimit, në rast se familjarët ende refuzojnë varrimin, do t’i jepet leja bashkisë për ta kryer atë por sipas ligjit shpenzimet e varrimit do t’i faturohen atyre.
Ka dyshimet se pas refuzimit të familjarëve që të marrin trupin e të afërmit të tyre qëndron frika e një hakmarrje të mundshme. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar me burgim përjetë për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë.
Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit. Vrasësi i dyshuar Mjacaj deri në këto momente nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të treguar porositësin e kësaj ngjarje.
Sa shtet i marum që jemi bo.Ati po i trreten edhe kockat e ju akoma prisni të vi dikush me e tërheq trrupin. Po pse ktu ngeli me zbatu rregullat në detaj??? A se kupto ai shtet leshi që të afërmit skan byth me shku me tërheq trrupin e me i bo 1 varrim ku ti prehen kockat.. Ska nevoj me njoftu familjen çdo javë se puna ktij u mor vesh,pa i shujt mbiemrin ata tjerët NUK NDALEN. Shteti ti boj nderimet që i takojn 1 qytetari të vet e ta varrosin aty ku ata ta menojn e më pas të njoftojn familjarët.
Përgjigju