VIDEO/ U vra në burgun grek, publikohen pamjet kur të burgosurit rrahin brutalisht dhe qëllojnë me thikë Alfons Doçin

10 Korrik, 13:45| Përditesimi: 10 Korrik, 15:41

  • Share

Janë publikuar pamjet nga ekzekutimi i Alfons Doçit në burgun grek Korridhalos më 26 qershor 2024

Nga filmimet e kamerave të sigurisë së burgut shfaqet grupi i shqiptarëve që fillimisht kanë përplasje fizike me njëri-tjetrin dhe në vazhdim Xhuliano Halili, i ngul thikën Ndocit, duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja bëhet me lehtësi brenda burgut të sigurisë së lartë e aq më pak në një sektor ku mbahen të burgosur për krime të rënda.

Siç shihet nga video, dy të burgosur, Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha, dalin nga zyra e gardianit të burgut, dhe të armatosur me thika kërkojnë të kalojnë sektorin.

Derën ua hap oficeri dhe sapo mbyllet dera pas tyre, ata sulmojnë Doçin. Aty përplasja përshkallëzohet me mbështetës nga të dyja palët derisa ky i fundit, tashmë i goditur në stomak dhe gjoks, ikën në qelinë e tij, ndërsa ndjekësit e tij hyjnë për ta vrarë përfundimisht.

Autoritetet greke thonë se sherri mes të dënuarve nisi për shkak të temperaturave të larta dhe vapës së padurueshme në ambientet e burgut Korridhalos.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 11/07/2024 00:44

    Jepni he rrac e keçe qe jemi , ne vent qe ti dalim zot njeri tjetrit e sulmojm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?