Kronikë

U vra në ditën e parë të punës në Velipojë, kamarierët e Shkodrës bëjnë gjestin prekës për Musaenin! Mbledhin bashkishe për familjen Zeneli

28 Qershor 2021, 15:57| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 16:53

  • Share

20 vjeçari Musaen Zeneli i vrarë nga përplasja me armë në Velipojë në ditën e parë të punës si kamarier, sot është përcjellë në banesën e fundit, në lule të rinisë.

Një nismë e veçantë në ndihmë të familjes së 20 vjeçarit është ndërmarrë nga Rehyl Toska një nga kamarierët më të vjetër në Shkodër. Nisma e tij konsiston në mbledhjen e bakshisheve të ditës së sotme të kamerierëve në lokalet e Shkodrës si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike. Ai shprehet se kjo nuk do e ringjallë djalin, por do e lehtësojë sadopak dhimbjen e familjarëve të tij.

" U çova me kismet, i thashë nuses dhe vajzave se ditën e sotme do kontribuoj bashkë me kolegët e mi që të ndihmojmë familjen e Museinit. Kjo ishte iniciativa, bëra nisëmn e çova nëpër portale dhe njerëz, ajo u bë virale. Janë përgigjur disa, disa jo, kam marrë telefonata dhe më kanë përgëzuar për iniciatvën duke më shprehur besimin që kanë te unë. Do të vijojë, fondi do vazhdojë, bakshishet nuk është e thënë 1 mijë lekë , 2  mijë lekë sa të kenë mundësi ata. Ne smund ta kthejmë në jetë museinin por me i dhënë një ndihmë familjes", thotë ai për Report Tv teksa bën apel që të gjithë kamarierët të kontribuojnë.

I tronditur nga vrasja e të riut, Rehyl Toska thotë për Report Tv se është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar ditën e parë si kamarier dhe gëzimin që ndjenë prindërit e tij kur dërgoi në shtëpi paratë që kishte mbledhur nga bashkishet. Ai ka bërë një paralelizëm me kohën kur ai ishte sa Museni 20 vjeçar.

"U ndjeva jashëzakonisht  keq. Një imazh i keq për turizmin, një gjë që s'ja uroj askujt sepse mendoja veten kur kam filluar punën si ai, kur i çova nënës dhe babait bashkishin ditë e parë, kurse ai ditën e parë mori gjënë fatale", tha më tej Toska.

Musaen Zeneli u cilësua si viktima më e pafajshme e përplasjes me armë zjarri në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh ku humbën jetën 4 persona. I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier. Historia e tij e dhimbshme dhe tragjike ia ndërpreu ëndrrat në mes të riut. Në një mënyrë tragjike ka humbur dhe babin e tij disa vite më parë, i cili është mbytur në lumin Drin.

1624889201_musaenzeneli.jpg

Musaen Zeneli

1624889227_shkoder3.jpg

Rehyl Toska një nga kamarierët më të vjetër në Shkodër.

Komento

Komente

  • Agallari: 29/06/2021 06:52

    Njish je Babo

    Përgjigju
  • Juli: 28/06/2021 16:49

    Bravo, çuna. Dhimbje e madhe, njesojnsikur ta kisha njofte djalin 20vjecar, qe duhet te na bashkoje. Ngushwllimr familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?