VIDEO/ U vra në Ankona duke mbrojtur shokun, i jepet lamtumira në Lushnje Klajdi Bitrit, familja hap dyert e mortit! Balla: Do ta ndjekim gjyqin në Itali, drejtësia të vihet në vend

2 Shtator 2023, 10:38| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 14:07

  • Share

Në vendin e tij të lindjes, Lushnje, qindra qytetarë, miq e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit, mes dhimbjes dhe lotëve 23-vjeçarit Klajdi Bitri, që u vra të dielën në Ankona të Italisë nga një algjerian duke mbrojtur shokun e tij. Familjarët kanë hapur dyert e morit një ditë pasi trupi i pajetë mbërriti nga Italia. Në shtëpinë e familjes së të ndjerit kanë shkuar për ngushëllime edhe Ministri i Brendshëm,Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa. 

“Nuk gjej dot fjalë për të thënë atë që po kaloni. Unë jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë një fëmijë. Kjo që bëra unë me stafin dhe ministrin është një detyrim moral. Ne do të donim që kjo gjë të mos kishte ndodhur... Bravo që u tregova kaq i fortë”, u shpreh Sefa e ulur pranë vëllait të Klajd Birtit.

Pas apelit të babait të Klajdi Bitrit, Ministri i Brendshëm, ndërhyri për të nxjerrë pasaportën dhe në këtë mënyrë që Agim Bitri mundi të shkonte në Itali për të kryer procedurat e marrjes së trupit të pajetë të djalit në atdhe.Sot Balla teksa ka qenë për vizitë në familjen Bitri, u ka siguruar se Shqipëria do ta ndjekë procesin gjyqësor ndaj autorëve që iu morën jetën 23-vjeçarit, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.

“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që  drejtësia të shkojë në vend”, tha ministri, e ndërsa gatishmërinë e  shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre për çdo nevojë që do të kenë.

I riu u vra disa ditë më parë nga algjeriani Fatah Melloul me shtizën e peshkimit teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga 27-vjeçari. Ky i fundit e qëlloi Bitrin me shtizë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy ditë më parë në portin e Ankonës u përcoll arkivoli i Klajdi Bitrit mbuluar me flamurin kuqezi. Komuniteti shqiptar, vëllai i Klajdit, Xhuliano, më pas miqtë e tij dhe shokë të ekipit të futbollit marshuan duke brohoritur “drejtësi”.  

Klajdi konsiderohej si një i ri model që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.

Ora 14:03
Vrasja e Klajdi Bitrit, Balla udhëzon oficerin të ndjekë gjyqin: Kjo praktikë do aplikohet gjithmonë për të gjitha rastet

1693302893_klajdibitri.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëzuar oficerin e kontaktit në Ambasadën shqiptare në Romë të ndjekë nga afër gjyqin ndaj të dyshuarit për vrasjen e Klajdi Bitrit. Sipas Ministrisë së Brendshme kjo praktikë e re do të aplikohet gjithmonë për të gjitha rastet.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 03/09/2023 05:39

    NGA KY RAST I DHIMBSHEM TE RINJTE DUHET TE MESOJNE QE TE MOS HYJNE NE SHERRET E TE TJEREVE,,,LERINI TE TJERET TE HANE KOKEN...RUANI VETEN,,,HAPNI SYTE,, DHE LARG SHERRIT,,,JENI SHUME TE RINJ TE VDISNI..PRINDERIT MEZI JU KANE RRITUR..CFARE TE THUASH...ESHTE SHUME E RENDE...

    Përgjigju
  • Beso: 02/09/2023 14:58

    Po shyqyr që filluam edhe ne te bëhemi shtet e te mbrojmë te drejtat e shtetasve shqiptarë neper bote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?