U vra në Itali nga ish bashkëshorti i gruas, flet daja e Flonino Mërkurit: Gabimi i tij i vetëm ishte se dashuroi

22 Nëntor 2022, 17:01| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 17:10

  • Share

FIER- Familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit! Familjaret dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj (Myrtaj) goditi për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23- vjeçarin Flonino Merkuri.

Pas ngjarjes së rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar. Daja i 23- vjeçarit Tajar Osmani mes dhimbjes shprehet se ngjarjen e mësoi gjatë natës dhe rrëfen se i vetmi gabim i djalit ishte se dashuroi një femër. Ai tregoi se Flonino dhe Myneverja shkonin shumë mirë me njëri tjetrin dhe ishin njohur prej 3 vitesh, ndërsa lidhjen e tyre e kishin bërë edhe familjare. 37-vjeçarja ishte e divorcuar prej 10 vitesh, tha ai dhe ishte braktisur nga ish- bashkëshorti.

‘Na morën në telefon natën dhe na treguan se çfarë ndodhi! Çfarë të kërkojmë? Ai që e bëri krimin i mori përsipër dhe vrau veten. Portalet ta mbyllin atë. Ë vërteta është se gabimi i djalit ishte se dashuroi një femër. Gabim tjetër nuk ka bërë djali. Femra ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. Personi që bëri vrasjen ishte ish-burri i saj. djali kishte 3 vite me të. Nuk kemi se çfarë të themi. Presim që të vij trupi. Do bëjmë ato procedurat tona. Nuk ka pasur asnjë lloj paralajmërimi. Hera e parë shkoi dhe bëri krimin. Me vajzën kishte 3 vite. Ishte me një njohje familjare.’- u shpreh daja i 23-vjeçarit.

Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar detaje të tjera nga tragjedia që tronditi Venecian, por edhe opinionin publik në Shqipëri.Sipas tyre ishte vajza 15-vjeçare që zbuloi tragjedinë. Pasi ishte kthyer nga një festë me miqtë zbuloi trupin e pajetë të 23-vjeçarit Mërkuri në garazhin e kësaj banese ku ajo jetonte me të ëmën dhe motrën 13-vjeçare të paralizuar, e cila ndodhej në atë kohë tek gjyshja.

Vajza njoftoi policinë pasi nuk po lidhej dot në telefon me të ëmën, trupi i të cilës u gjet më pas pa jetë në katin e parë të shtëpisë. Ndërsa ai i të atit, autorit të masakrës, u gjet nga policia një orë më vonë. Fqinjët thonë se Vera ishte një vajzë shumë e sjellshme, ndërsa shprehen të shokuar për krimin. Në trupin e Flonino Mërkurit u gjetën edhe shenja dhune, veç atyre të prerjes me thikë, çka tregon se 23-vjeçari mund të jetë përleshur me ish-bashkëshortin e partneres. Pas krimit të dyfishtë, ish bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç, i cili është autori i ngjarjes, vrau veten dhe u gjet i vdekur në kasollen e kompanisë ku punonte

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 22/11/2022 20:21

    Meshkujt shqiptare njerez tmerrsisht te dobet nga ana psiqike qe mendojn te rregullojn gjerat me thika, tmerr

    Përgjigju
    • Mos fol: 23/11/2022 16:31

      Zoti mos ta dhente ta provosh ne veten tende. Kaqqqq

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?