Kronikë

U vra në krye të detyrës në vitin 2000, SPAK rihap dosjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari

8 Tetor 2021, 14:38| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 15:06

  • Share

SPAK ka vendosur të rihap dosjen e vrasjes se kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari. Rihapja e hetimeve vjen me kërkesë të të dënuarve për vrasjen e tij, vëllezërve Admir dhe Genc Tafili. Admir Tafili është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Genc Tafili, i liruar me kusht nga ish gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, ndërsa sot është ende në kërkim nga drejtësia.

SPAK rihap hetimet pasi nga palët në këtë proces ka pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Pritet që SPAK të rinisë rimarrjen në pyetje të personave të cilët kanë dijeni për ngjarjen.

Burime pranë SPAK bënë me dije për Report Tv se këtë premte është ftuar në SPAK për deklarime Sokol Kociu ish zyrtari i lartë i policisë i cili deklarime i ka dhënë si avokat i Admir Tafilit. Po ashtu SPAK sqaroi se për këtë ngjarje ka patur mbi dhjetëra kërkesa për ta rihetuar nga vetë Admir Tafili i cili e mohon të ketë lidhje me krimin.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Perosnat që kanë shtënë ishin Behar Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili.

Për ngjarjen policia ka arerstuar Adrmit Tafilin i dënuar meburg përjetë dhe Genc Tafilit. Më pas Genc Tafili u lirua nga burgu me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Por Gjykata e Apelit kërkoi sërisht arrestimin e tij, por sot e kesaj dite ai vijon të jetë në kërkim.

Kush është Genc Tafili? Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale u lirua më 7 nëntor të 2017. Genc Tafili është me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili.

Komento

Komente

  • Shkodrani preh puke: 09/10/2021 10:24

    Kta legena me pushke te shtetit si puna e prele pjetrushit kane marr ne qafe shume familje edhe familjet e tyne per vedi ky dhe familje e tije ka ik ne amerike tuj lan vllaznit ne gjak I shkatrroj familjen tafilve vellezerve te tije dhe ati komisarit te policise per palacedheqe pa lidhje per peshkun e bunes kishin rrethu nji kriminel qe te vetmin krim kishte ba vrasjen e 10 peshqeve me karrube pff sta fal kush gjakun tuj vra njerzit ne pune te vet

    Përgjigju
  • Shkodrani: 08/10/2021 22:06

    Ky per ket ban I shtu se ka frik prel pjetrushin e mor fakir je kap me pesha te rana rri e shiko spektakel nga televizori

    Përgjigju
    • Shkoder: 12/10/2021 00:54

      Prel pjetrushi ka ardh ne shqipri sa her ka dasht edhe kto Jan te vertetume tung plesht

    • Shkoder: 10/10/2021 15:42

      Hahaha pesha të randa thot ky.... Pyte pak me takt prelen pse s'vjen ne shkoder? Kur ka marr vesht prela qi ka ik ky prej burgut, ka ik si dhija per amerik mor shoku. Prela ka ken trim me djem te urt por me kta i ka has sharra ne gozhd se edhe ne bir te minit me hi kan me e gjet.

  • E vërteta: 08/10/2021 20:15

    Dihet botërisht, se A.Zylyftarin nuk e kanë vrarë të akuzuarit Tafili. I ndjeri është vrarë nga kolegët e tijë me plumb pas shpine. Policia aso kohe ka manipuluar ngjarjen dhe provat. Nëse nuk gaboj ka qenë shefi Krimeve që ka shti në drejtim të eprorit të tij duke i shkaktuar vdekjen.

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 08/10/2021 15:22

    Pyetni prel pjetrushin se ai duhet ta dije ma mir historin se si ja futi eprorit ti per te hek qafe bahri tafilin me djem se ne funt prela iku ne amerik dhe la vlleznit ne gjak e i futi ne tok,ai duhet te bihet para gjykates dhe te tregoje te verteten.

    Përgjigju
    • 007: 12/10/2021 00:58

      Ke me pa se kush asht prel pjetrushi kot me pyt a dini gja Ku e ka vendbanimin genci se Nuk Po e shofim tu leviz shum vetem trima si Nuk jan ata te pa bes majn venin numer 1

    • Djali: 10/10/2021 15:36

      O 007 ja ka hanger arin horave te shkodres ai prela. Me pas kèn aq burr s'kishte ik si legen. Nuk i njof kta vllaznit Tafili por ai prela dhjet gjak prej tyne.

    • 007: 08/10/2021 22:02

      prel pjetrushi I ka ba horat e shkodres me hanger bar cim cafit ja ka fut pistoleten ne goj duhet me ken shum pesh e ran me u kap me te

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?