Kronikë

U vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Saimir Hoxha, drejtori i Policisë Rrumbullaku: Shembull për të gjithë ne

28 Shtator 2022, 12:20| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 13:10

  • Share

TIRANË- Dhjetëra kolegë e familjarë të nënkomisarit Saimir Hoxha kanë marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në 1-vjetorin e vrasjes së tij në krey të detyrës, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ceremonia dhe homazhet në nderim të tij u mbajtën te Varrezat e Dëshmorëve, ndërkohë që morën pjesë edhe drejtues të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se nënkomisari Hoxha humbi jetën në përpjekje për të zbatuar ligjin, për të përmbushur me dinjitet, ndershmëri dhe përgjegjshmëri të plotë detyrën funksionale.

 “Një shembull i tillë i kryerjes së detyrës është motivi më i mirë për mua si Drejtor i Përgjithshëm, që të orientoj dhe të fokusoj organizatën e Policisë në rrugën që përshkuan heronjtë tanë, për të zbatuar dhe për të mbrojtur ligjin në interes të sigurisë së jetës dhe të pronës së qytetarëve”, tha Rrumbullaku.

Sipas tij akti sublim i nënkomisarit dhe i të gjithë Dëshmorëve të Policisë është një apel për të gjithë shoqërinë, e cila duhet ta respektojë dhe ta vlerësojë me peshën e dinjitetit, figurën e punonjësit të Policisë, simbolin e sakrificës dhe të sigurisë.

“Jam i bindur se çdo qytetar i ndershëm që zbaton ligjin dhe kontribuon për sigurinë e qetësinë, krenohet me Dëshmorët e Policisë së Shtetit, e respekton dhe e vlerëson Policinë e Shtetit, e cila ka akoma shumë për të bërë që t’i meritojë plotësisht, besimin, mbështetjen, respektin dhe vlerësimin e qytetarëve, ndonëse sot, sipas sondazhit të bërë nga Programi Suedez për Policiminin në Komunitet, Policia e Shtetit është organizata më e besuar nga qytetarët.  Sot, i kërkoj secilit punonjës të Policisë së Shtetit, nga roli bazë deri në piramidën drejtuese, që të punojnë më me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri, në shërbim të vendit e të qytetarëve, pasi vetëm kështu heronjtë tanë do të prehen të qetë sepse misioni i tyre do të përçohet më tej dhe nuk ka mbetur në mes të rrugës apo i paadresuar, por çdo ditë e më shumë punohet për ta përmbushur atë”, tha ai.

Oficeri krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtatorit 2021, teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Oficeri Saimir Hoxha një ditë më pas u shpall 'Dëshmor i Atdheut'.

 

Autori Aldi Rama dhe Saimir Hoxha

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?