Astrit Dehari

U vra në paraburgim, zhduken mostrat e gjakut të Astrit Deharit! Vetëm 3 persona kishin akses në laborator, ministrja: Akt kriminal

8 Dhjetor 2022, 13:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 13:13

  • Share

Mostrat e gjakut të aktivistit Astrit Dehari i cili dyshohet se u vra në qelitë e paraburgimit të Prizrenit në 2016-tën janë zhdukur. Lajmin e bëri me dije ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu e cila në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat duke e konsideruar si një akt kriminal.

Ajo tha se nuk kishte pasur thyerje të derës dhe për rrjedhojë përgjegjës janë zyrtarët të cilët kanë pasur mundësi qasje në laboratorin ku mbaheshin mostrat e gjakut të Astrit Deharit.

 “Nuk ka thyerje të derës, nuk ka thyerje te vendit ky hyn çelsi do me thënë asnjë dyshim në raport me forcën që është përdorur për ta kryer një akt të tillë kriminal. Prandaj po them që dikush nga zyrtarët përgjegjës, një person, dy, tre, kushdo qofshin ata janë përgjegjës për këtë akt kriminal”, ka thënë Haxhiu. Aktualisht sipas informacioneve, sepse unë nuk kam qasja në vendin ku ruhen mostrat, por sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona”, ka thënë Haxhiu.

Astrit Dehari i cili ishte edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, u vra në 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së paraburgimit në Prizren ku mbahej i arrestuar. Pavarësisht hetimeve të bëra deri më tani, ngjarja ende nuk është zbardhur nga autoritetet e drejtësisë së Kosovës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?