Trupi i pajetë i palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra brenda një banese me qira në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alëan, është tërhequr pak ditë më parë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi është tërhequr nga një avokat i ardhur nga Libani, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit nga familjarët.
Avokati është i dërguar nga të afërmit e saj nga ana e nënës dhe është dërguar në Liban, më pas nga Libani në Gjermani, ku dhe është varrosur.
Sipas raportimeve kanë qenë edhe dy vëllezërit e saj, të cilët e kanë përcjellë për në banesën e fundit.
Fadi Alwan mbërriti me të bijën nga Gjermania në Tiranë më 19 shkurt, nuk i tregoi askujt identitetin, e vrau me thikë në dhomën me qira në katin e tretë të një godine në rrugën “Gjon Muzaka” dhe iku me avion drejt Athinës, i qetë, ende pa u gjetur trupi i pajetë i së bijës, të cilën e zbuloi më 27 shkurt pronarja e banesës.
Ai mori gjithçka me vete, pasaportën e vajzës, celularin e saj me shpresën se nuk do të zbulohej. Nga Athina, në planin e tij të mirëorganizuar, 49-vjeçari palestinez udhëtoi drejt Amsterdamit, e më tej drejt Libanit. Lokalizimi i fundit është bërë atje dhe në bashkëpunim me Interpol, po punohet për arrestimin.
Komente
