Familjarë dhe të afërm të 40- vjeares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjell në Vlorë. 40- vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish- bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.
Të afërm dhe familjarë, e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte pasur konflikte të herë pas hershme. Mes dhimbjes, nuk mungojnë që të kërkojnë edhe drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën.
Enkelejda Danaj u vra më 16 maj nga ish-bashkëshorti i saj, Artur Dani. Ai e qëlloi të paktën 10 herë me thikë në Menidi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ata ishin ndarë prej 1 viti e gjysmë, ndërsa 40-vjeçarja kishte denoncuar të paktën 3 herë rastet e dhunës, por ai ishte arrestuar dhe lënë i lirë.
Pasi u arrestua, 50-vjeçari tha se nuk është penduar, pasi gruaja e tij kishte prej vitesh lidhje jashtëmartesore. "Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook", tha ai.
Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari nuk jep pëlqimin që djali i tij i mitur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij në Shqipëri.