Artan Cuku

Kronikë

U vra një vit më parë, Dibra i jepet titullin ‘Qytetar Nderi’ Artan Cukut

7 Prill 2018, 17:33| Përditesimi: 7 Prill 2018, 17:46

  • Share

Këshilli Bashkiak i Dibrës i ka dhënë titullin ‘Qytetar Nderi’ Artan Cukut. Ish-drejtuesi i policisë me origjinë nga Lura u vra një vit më parë në hyrje të banesës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në “Rrugën e Kosovarëve”, pranë Liqenit Artificial në kryeqytet. Cuku u qëllua me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor.

Artan Cuku ka mbajtur disa poste të rëndësishme, atë drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013, por edhe detyrën e nëndrejtorit të policisë për krimet e rënda në Tiranë. Për vrasjen policia arrestoi Mikel Shallarin nga Skrapari. Në kujtim të komisarit u promovua një libër dhe një dokumentar in memoriam.


Libri, kushtur Artan Cukut

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?