Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar, njoftoi të enjten Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD).
MPJD shkroi në Facebook se, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, dhe ambasadori Jetish Jashari, po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.
“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.
Ju plotësua ëndrra e Stresit për !tërheqjen e trupit të ndjerit Fatjon Harizait se kishe shum me merak
Përgjigju