Foto nga ndalimi i popullatës së Kosovës nga ushtarët serb në 1999

Kosova & Rajoni

U vranë 106 persona, 26 vite nga masakra e Rahovecit në Kosovë

31 Mars, 11:17| Përditesimi: 31 Mars, 11:30

  • Share

KOSOVË-26 vjet më parë, nga data 25 deri më 27 mars 1999, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme në Krushë të Rahovecit, në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth

Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat të përbërë prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar.

Pasi hodhën granata, forcat serbe mblodhën banorët vendas në fushë dhe i ndanë burrat nga gratë. Grave iu kërkua të largoheshin nga fshati. Nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 26 vjetësh figurojnë të zhdukur e ndërsa nga tmerri kanë mbijetuar vetëm 13 persona.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?