Bota

U vranë civilë dhe gazetarë, del video e re nga sulmi në spitalin Nasser të Gazës! Ministri i Jashtëm izraelit-Rubios: Jo shtet palestinez

28 Gusht, 13:48| Përditesimi: 28 Gusht, 16:04

  • Share

Një video e re tregon se sulmi i dytë i ushtrisë izraelite në Spitalin Nasser në Gaza, ishte i dyfishtë, pavarësisht se Izraeli pretendon se nuk ka në shënjestër civilët.

Sipas raportit, dy sulmet e fundit, të cilat kishin në shënjestër një grup punonjësish shpëtimi dhe gazetarësh të tjerë që mbërritën në vendngjarje për të pasqyruar bombardimin e parë, shkaktuan numrin më të madh të viktimave.

Duke injoruar thirrjet për t’i dhënë fund luftës, ushtria izraelite i vijoi sulmet në Gaza, ku vetëm orët e fundit janë vrarë 12 palestinezë. 

Midis të vdekurve, pesë ishin njerëz që kërkonin ndihmë, ndërsa një u vra dhe të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron në Jabalia al-Nazla, në Rripin verior të Gazës.

Nga ana tjetër, nuk kanë të ndalur edhe vdekjet nga uria. Sipas ministrisë së Shëndetësi në Gaza, 24 orët e fundit 4 persona humbën jetën, përfshirë dy fëmijë. Numri total i vdekjeve që lidhen me zinë e bukës, është 317, mes të cilëve 121 janë fëmijë.

Në një takim që pati me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar ia bëri të qartë se nuk do të ketë shtet palestinez.

Ndërkohë, një takim i rëndësishëm u zhvilluar të martën në mbrëmje në zyrën ovale mes presidentit Trump, të dërguarit Steve Wittkof, ish-kryeministrit britanik Toni Blair dhe ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner. Përgjatë 90 minutave, ata folën mbi krizën e pengjeve, për shpërndarjen e ndihmës ushqimore, si dhe për planet e pasluftës. shkruajnë mediat amerikane.

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?