Familja Filopati në Rrëshen ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit motër dhe vëlla që u vranë nga 47-vjeçari Fatmir Kolecaj. Autori ka ndjekur lëvizjet e ish-gruas duke e pritur në hyrje të shtëpisë në errësirë ku i bëri pritën për t'i qëlluar më pas me breshëri duke e lënë të vdekur së bashku me vëllanë. Shkak i konfliktit ka qenë kujdestaria e fëmijëve. Gazetari i Report Tv Elvis Hila raportoi për Report Tv se familjarët dhe të afërmit e dy viktimave janë shprehur se 'Esmeralda dhe Fatmiri nuk kanë pasur kontakte prej momentit që është arrestuar dhe është dënuar nga gjykata në vitin 2017". 36-vjeçarja pas ndarjes nga burri jetonte me prindërit dhe vëllanë që kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia në Kodër Rrëshen.
Lajmi kryesor: