Blogeri Olti Curri, dhe dyshja italiane Patrick Baldassari me Valeria Marinin

VIP & Spektakël

‘U vranë’, Olti Curri publikon sherrin mes Valeria Marinit dhe partnerit të saj (Video)

10 Tetor 2018, 13:02| Përditesimi: 10 Tetor 2018, 13:11

  • Share

Blogeri Olti Curri njihet për postimet e tij në rrjetet sociale me personazhe të ndryshëm nga bota e showbizit, jo vetëm shqiptarë. Së fundmi ai ka ndjekur edhe spektaklin italian “Temptation Island Vip 2018”, dhe herë pas here ka bërë postime në lidhje me formatin italian.

Mbrëmja e kaluar shënoi puntatën e fundit të këtij spektakli dhe Curri ka publikuar një video ku ikona italiane Valeria Marini po zihet me partnerin e saj Patrick Baldassarri. “U vranë”, shkruan ai krahas videos ku çifti i kërkon llogari njëri-tjetrit për flirtimet e bëra në ishull.

“Gjithçka shkon mirë, thjesht u ndanë,”- shkruan blogeri krahas një videoje tjetër. Kujtojmë që pjesë e këtij spektakli ka qenë edhe Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemailit, në rolin e tundueses. Ishte pikërisht Erjona e cila u shfaq me Baldassarrin, teksa laheshin në pishinë dhe më pas kërcyen me trupat ngjitur njëri-tjetrit.

Por as Valeria nuk i ka shpëtuar tundimit të bukuroshit Ivan Gonzales, me të cilin ka flirtuar hapur që në puntatën e parë të spektaklit italian “Temptation Island Vip 2018”. Më poshtë keni videon ku shihet përplasja mes dyshes së njohur italiane Valeria Marini dhe Patrick Baldassarri:

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?