U vranë në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit, 4 rrugë në Tiranë do të mbajnë emrin e policëve heronj

24 Dhjetor 2021, 18:55| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 21:47

  • Share

TIRANË- Në verën e 2009-s, efektivët e policisë Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari do të humbisnin jetën në krye të detyrës në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit "Iliria" në Durrës. 

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i nderojë 4 dëshmorët e atdheut duke emërtuar 4 rrugë të reja në kryeqytet si vlerësim për sakrificën e tyre sublime për të garantuar zbatimin e ligjit.
Lajmin e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.

“Nga Drejtori i Policisë së Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano, kemi marrë një propozim për të emërtuar në kryeqytet një kryqezim me 4 rrugë në emër të katër Dëshmorëve të Policisë të rënë në një aksion. Ka qenë një aksion për të cilin ende flitet dhe ende ka diskutime. Këta punonjës të policisë ranë në një aksion për të kapur një organizatë kriminale. Është një kryqëzim i ri në Njësinë 1, aty ku është një rreth rrotullimin i madh, ku kemi bërë një investim të ri të zgjerimit të Lanës. Do jenë këto 4 akse që puqen në këtë kryqëzim të ri që do marrin emrat e këtyre katër dëshmorëve të atdheut”, tha Veliaj.

Ai shtoi se misioni i tyre do të kujtohet përjetësisht si shembull i guximit dhe vullnetit, deri në vetëflijim, për të mirën e përgjithshme dhe për një ideal të lartë, siç është lufta ndaj krimit dhe së keqes.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/12/2021 03:01

    Nderimi i vertete do te kishte qene denimi /me burg per jete/ per vrasesin.

    Përgjigju
  • Grupi: 24/12/2021 22:00

    Hipokrizi e shtetit te gjunjezuar nga nje horr sakat qe ben ligjin edhe nga biruca. Gledis Nano e ka informacionin qe i duhet per ta futur ne 41 bis kriminelin, por propozon te tilla gjera. Vendosni drejtesine njehere pastaj vendosni emra rrugesh per deshmoret. Cmontojini banden qe ka jashte, keputjani lidhjet qe ka nga biruca, konfiskini cdo qindarke sipas ligjit antimafia. Keshtu nderohen deshmoret jo me reklame.

    Përgjigju
  • Rruga re: 24/12/2021 19:36

    Tashi i nderuat kto te shkretet Me kto emrat ne rruget e tiranes, se ne fakt per kte kishin nevoje!!! Do dali per nja 6 muaj vrasesi dhe do talli bythen Kur te kaloje cdo dite duke pare emrat qe ka gdhendur me doren e tij! Turp per ju te pa fytyre.. pushtetar pa karakter e moral.

    Përgjigju
  • Zeri: 24/12/2021 19:00

    Vini edhe emerin e atij qe i nxorri ne prite, Arian Selin Mucaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?