Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit. Kreu i qeverisë bën me dije se bëhet fjalë për një ndërtim në zemër të Thethit, në shkelje të ligjit, i cili edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Kryeministri thotë se ka mbetur pa fjalë nga vendimi i prokurores Elsa Gjeli, e cila presupozohet që të mbrojë pasuritë e përbashkëta të vendit, dhe jo të lejojë krime të tilla mjedisore. Teksa lexon vendimin, kryeministri e cilëson si një “jerm” nga ana e prokurores, dhe që “është një pjesëz e përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale”.
“Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ, i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor toke të xanun. Si ka mundësi, si është e mundur që pasi, insektoriati përkatës dhe policia konstatojnë një ndërhyrje të tillë mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare, dhe përcjellin rastin në prokurori, prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por mosfillimin e çështjes. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur Thethin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur. “, u shpreh kryeministri.
Kryeministri shprehet se i ka kërkuar ministrisë së Drejtësisë të veprojë dhe t’i përcjellë Këshillit të Lartë të Prokurorisë rastin. Ky i fundit, shprehet kryeministri, duhet të verifikojë dëmin që i ka shkaktuar vendit me këtë vendim zonja Gjeli dhe të vlerësojë nëse është e dejnjë për t’u paguar nga taksapaguesit shqiptarë.
Kreu i qeverisë paralajmëron se do të ketë edhe denoncime të tjera nëse do të ndeshemi me ‘prokurorë territoresh’, të cilët nga njëra anë paguhen më shumë se kushdo tjetër, nga ana tjetër “tradhtojnë me paturpësi interesat e vendit dhe qytetarëve”.
“Një prokurore e republikës së Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor, të një krimi ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik i Shqipërisë, të përsiatet në një jerm si ai që ju lexova dhe që është pjesëz e përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale ndërkohë që gjithë ai komunitet banorësh e sipërmarrësish të vegjël dhe bashkë me ta edhe vizitorësh e turistësh ndihet i përdhunuar nga një individ që në mes të Theshit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik pa leje. Për zonjën Gjeli kjo nuk përbën vepër penale, është vetëm një kulminacion i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra nga vendime skandaloze, të prokurorëve. Duke qenë se kthehem nga Vlora ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe qarkun me 9 deputetë, ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” te Pylli i Sodës në truall shtetëror se një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro për falsifikim prone pronat shtetërore përkatëse por sekuestroja zgjat prej vitesh të tëra dhe të tilla ka plot.
Tani unë i kam kërkuar ministrisë së Drejtësisë të veprojë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin dhe ka lënë në baltë qytetarët e republikës, ka lënë në baltë të gjithë ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit, dhe e cila është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguasit si prokurore dhe kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mosfillimi i çështjes penale republikës dhe interesit publik dhe të gjykojë nëse zonja Gjeli është apo jo e denjë për t’u paguar ende nga taksat e shqiptarëve si prokurore. Ky është rasti i parë që do të pasohet nga të tjerë sa herë do të ndeshemi me prokurorë territoresh që nga njëra anë paguhen më shumë se mjekët, mësuesit e policët dhe nga ana tjetër, tradhtojnë me paditurinë e tyre dhe paaftësinë e tyre apo me qëllim, këtë se di , po tradhtojnë me paturpësi interesat e republikës së Shqipërisë dhe qytetarët e këtij vendi.”, shtoi Rama.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka ndarë foto nga ndërtimi pa leje, ku IKMT ka nisur prishjen.
"“Boll ma, tokë e xanun”, aksioni kombëtar i IKMT, Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake mbërrin në Theth. T’i japim fund paligjshmërisë.", njofton Beci.
Në një përgjigje ndaj kryeministrit Rama, Prokuroria e Shkodrës thotë se rasti nuk konsiderohet ndërtim pa leje. Prokuroria thotë se strukturat kanë qenë kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi.
Lajm në përditësim....
Kryeministri Edi Ram reagon sërish për rastin e fshatit turistik në Theth, për të cilin thotë se ishte ndërtim pa leje. Ndërsa ka ndarë një foto nga aksioni i IMT, Rama shkruan se të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti
“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama.
Prokuroria e Shkodrës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se një fshat turistik u ndërtua pa leje në Theth dhe se prokurorja Elsa Gjeli hodhi në kosh denoncimin e Policisë duke mos nisur hetim. Në një reagim për mediat, Prokuroria e Shkodrës thotë se për rastin në fjali, nga faktet që ka referuar Policia e Shtetit, nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm. Prokuroria thotë se strukturat kanë qenë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi.
Prokuroria thotë se vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qenë të vendosura mbi rrasa guri të prera. Prokuroria thotë se struktura të tilla nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.
Sipas Prokurorisë, Vetë IMT e Shkodrës, në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.
Deklarata e plotë e Prokurorisë së Shkodrës
Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një Prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:
Vendimi i datës 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.
Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:
· Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
· Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.
· Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.
· Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.
Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.
Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.
Respektimi i ndarjes së pushteteteve është themel i funksionimit të shtetit demokrati dhe se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.
Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore, dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.
Prokuroria mbetet e angazhuar për të kryer funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me denoncimin e tij për disa bujtina të ndërtuara pa leje në zemër të Thethit. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje ndërsa IKMT ka nisur punën për prishjen dhe krahas tyre shkruan se krimineli nuk ka as kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton punën. Rama thotë se prokurorja Elsa Gjeli hodhi në kosh denoncimin e policisë së shtetit.
Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel - që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin - ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit", shkruan
Gjatë videos live në Facebook, ku denoncoi ndërtimin në kundërshtim me ligjin në Theth dhe se prokuroria nuk kishte nisur hetimet, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te një rast në Vlorë.
Kreu i qeverisë tha se zhvillimi i projektit “Vlora Sport” te Pylli i Sodës në truall shtetëror deri tani është bërë i pamundur, për shkak se është prona është vënë në sekuestro për falsifikim prone. Kryeministri shtoi se një sekuestro mund të zgjasë me vite dhe do të vështirësonte projektin në fjalë.
“Nga ana tjetër, duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe në gjithë qarkun e Vlorës me 9 deputetë, po ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” tek pylli i Sodës në truall tërësisht shtetëror, sepse një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro dhe mirë ka bërë për falsifikim prone, pronat shtetërore përkatëse, por sekuestroja zgjat prej vitesh e vitesh të tëra dhe të tilla ka plot.”, u shpreh Rama.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, njoftoi se ka nisur shembja e ndërtimit në Theth, për të cilin foli edhe kryeministri Edi Rama. Të pranishme janë forcat e IKMT, policisë së shtetit dhe policisë bashkiake.
“Boll ma, tokë e xanun”, aksioni kombëtar i IKMT, Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake mbërrin në Theth. T’i japim fund paligjshmërisë.
Kryeministri Rama foli për këtë investim që sipas tij është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për të cilin ka ‘heshtur’ edhe prokuroria, duke mos nisur hetim, edhe pse çështja është referuar nga organet përkatëse.
Komente

Nëve poj na dhe dorën të marrim krahin
PërgjigjuPo si u ba gjith ky investim pa e pa njeri ? Po atoinspektora e polica e punojsa shteteror , ku ishin kur po ndertoheshe ?
Përgjigju