Pas zgjedhjes si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari Përparim Kalo ka marrë vendimin e tij të parë duke u larguar nga rrjetet sociale.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Kalo ka shpjeguar se përse do ta mbyllë profilin e tij.
Ai thotë se do të largohet nga këto rrjete sociale dhe do t’i përkushtohet tërësisht funksionit të lartë publik.
Vetëm pak ditë përpara përfundimit të vitit 2020, gjyqtari Përparim Kalo u betua në Presidencë si anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese.
Ky emërim i Kalos nga Presidenti erdhi pasi të martën është betuar Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar.
Postimi i plotë në Facebook:
Se pari, ju uroj gezuar vitin e ri dhe, se dyti, ju falenderoj per komunikimin qe kemi patur bashke nder vite. Prej jush kam mesuar shume gjera, kam marre lajme te gezuara, te hidhura, urime, ftesa, fotografi, video dhe artikuj e mendime qe me kane sherbyer per te zgjeruar njohurite ne fusha te ndryshme.
Sot po ju shkruaj per tju njoftuar se, per shkak te emerimit tim Gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese me dekret te Presidentit te Republikes me date 23 dhjetor 2020 me duhet te largohem nga rrjetet sociale per tju dedikuar teresisht ketij funksioni te larte publik. Edhe njehere ju falenderoj per kenaqesine qe me keni dhene permes komunikimit tuaj! Miqesisht, Perparim Kalo.
Edhe ky m'duket qenka manall complet.Po jepka njoftim se po largohet nga rrjetet sociale se do i perkushtohet punes?!Nuk e kuptoj se çfare lesh arsimimi kane keto?Jane jurista plepash ndoshta.Dhe ky eshte gjykates i Kushtetueses.V.K.
Përgjigju