U zgjodh në krye të FRPD-së përmes procesit të organizuar nga Berisha, Besart Xhaferi takon të rinjtë e forumit

8 Tetor 2022, 20:34| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 20:44

  • Share

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferi, i zgjedhur në krye të Forumit nga një procesi i organizuar nga Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me strukturat drejtuese të Degëve të FRPD të qarqeve Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Zyra e shtypit njofton se gjatë takimit është diskutuar mbi përfshirjen e të rinjve në politikën aktive. Ndonëse zgjedhja e tij është kundërshtuar nga një pjesë e të rinjve, pasi kanë akuzuar se është manipuluar procesi, Rithemelimi njofton se Xhaferi do të vijojë takimet me të rinjtë për të

Bsart Xhaferi u zgjodh në krye të FRPD-së me 5256 vota, duke lënë pas 5 kandidatët e tjerë. Por ky proces votimi u kundërshtua nga shumë të rinj demokratë, të cilën akuzuan se ishin shtuar votat në favor të Xhaferit, si edhe ishin futur në lista persona mbi 35 vjeç, çka nuk e lejon statuti i  Forumit. Votimi u denoncua edhe nga ish-kandidatët për kryetar, si Barbara Doda, por edhe nga amerikania që mbështeste Berishën, Evi Kokalari, e cila u largua përfundimisht nga PD pas kësaj gare në FRPD.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?