Aleksandër Ceferin

U zgjodh president i UEFA, zbulohet skandali: Ceferin mashtroi me CV e tij

6 Prill 2023, 22:22| Përditesimi: 6 Prill 2023, 22:27

  • Share

Aleksandër Ceferin i zgjedhur president i UEFA-s një ditë më parë përfundoi në qendër të polemikave. Media sllovene “Prava”, deklaron se presidenti i UEFA ka mashtruar me CV e tij, ndërsa garoi për të marrë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

“Aleksandër Ceferin është shumë me fat që në mediat sllovene nuk shkruar kurrë asgjë mbi jetën e tij, duke u kthyer në qesharake”, shkrua Prava e cila vijon: “Shumica e mediave botërore dhe mediave sllovene nuk kanë prekur kurrë parktikat e dyshimta të kryera nga Ceferin në kandidaturën e parë për President të UEFA”.

Sipas Prava-s Ceferin në letrën drejtuar komtitetit të UEFA-s ka theksuar se ka qenë pjesë e Federatës slloevene për pesë vite, kur ishte pjesë e skuadrës Olimpija, por kjo nuk rezulton e vërtetë. Kjo faktohet nga fatki se emri i tij nuk rezulton me asnjë proces verbal.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?