Abdel Ghadia

U zgjua dhe gjeti 750 mijë dollarë në llogari, i kishin kaluar gabimisht! Reperi nga Australia i shpenzon menjëherë, blen shufra ari dhe veshje! Paratë i harxhoi, por gjykata e dënon

4 Nëntor 2022, 19:53| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 19:58

  • Share

U zgjua dhe gjeti papritur në llogarinë e tij 750,000 dollarë pasi një çift i ri aksidentalisht, duke bërë pagesën për një shtëpi kishte ngatërruar të dhënat e llogarisë bankare.

Kjo është historia e pa zakontë e një reperi australian, por me një fund jo të mirë. Abdel Ghadia, 24 vjeç kur pa se kishte kaq shumë para në llogarinë e tij, filloi menjëherë të shpenzonte.

Ai bleu pothuajse 600,000 dollarë shufra ari dhe mbi 110,000 dollarë në monedha ari. Pas kësaj, ai bleu rroba të markave të njohura, produkte kozmetike dhe valutë. 

Abdel Ghadia u paraqit në Gjykatën Lokale Burwood të Sidneit të mërkurën, ku u deklarua fajtor për dy akuza për përvetësim.

Gjykata dëgjoi se çifti (i cili ka mbetur anonim për mediat) ishte në fazat përfundimtare të blerjes së një shtëpie të re kur ata gabimisht transferuan 759,314 paund në Ghadia në vend të llogarisë së Commonëealth Bank. Kur zbuluan gabimin, çifti u tmerrua dhe ndërmori veprime ligjore për të rikuperuar fondet.  

Abdel Ghadia është një reper australian i njohur në YouTube si Slimmy. Ai shkroi edhe një këngë për këtë incident: “Detektivët bëjnë marrëveshje duke pyetur se ku shkuan PARATË. Më përgjojnë të gjitha telefonatat, por unë flas një gjuhë tjetër!!”. 

Ghadia tani i është ndaluar të shkojë pranë aeroporteve ndërkombëtare dhe është në arrest shtëpiak nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.  Dënimin për veprën e tij do ta mësojë më 2 dhjetor.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?