Kronikë

U zhduk nga banesa e vajzës, policia gjen me dron të moshuarën në Gjirokastër

25 Dhjetor 2019, 16:41| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 16:44

  • Share

GJIROKASTËR-Një e moshuar me probleme të shëndetit mendor, që ishte larguar nga banesa është gjetur shëndoshë e mirë falë kërkimeve me dron nga ana e policisë. Mesditën e djeshme e moshuara V.F. 74-vjeçe, banuese në Tepelenë u largua nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

Të afërmit e 74-vjeçares sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit nisën kërkimet në terren duke përdorur dronin e policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit u bë lokalizimi dhe gjetja e së moshuarës në pyllin e fshatit Hundkuq. Familjarët kanë falënderuar efektivët e policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre shëndoshë e mirë.

E moshuara dhe vendi ku u gjet

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?