Kronikë

U zhduk para 3 ditësh, gjendet 17-vjeçarja shqiptare në Greqi, trafikohej nga i riu shqiptar! E reklamonte në internet: Një kukull e vërtetë me trup të mrekullueshëm

6 Korrik 2021, 21:09| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 21:14

  • Share

Një 17-vjeçare shqiptare në Greqi, e cila ishte zhdukur që më 3 qershor, u gjet ditën e sotme, ndërsa pas zhdukjes së saj qëndronte një rrjet i trafikut njerëzor. Vajza u largua nga shtëpia e saj në zonën Haidari 3 ditë më parë dhe nuk kushte asnjë informacion për të.

Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se ajo u gjet nga Departamenti kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ndërsa në pranga u vu një shqiptar. Dyshohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ai që rrëmbeu 17-vjeçaren, e madje kishte postuar në internet edhe një 'reklamë' të saj, për të joshur klientë. 

“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante reklama.

Shqiptari mashtroi të miturën duke i thënë se e dashuronte dhe duke e bindur që të largohej nga shtëpia, ndërsa më pas e trafikoi.

Në pranga ranë edhe një grek q administronte faqen e internetit ku postoheshin reklamat dh enjë grua e cila caktonte takimet me klientët përmes telefonit.

 

 

Komento

Komente

  • Bukureshti: 07/07/2021 00:46

    17 vjecarja shte rumune jo shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?