U zhduk pasi doli për peshkim me shokët/ Familjarët e të riut në Durrës: Të vijojnë kërkimet! Ende nuk e ka nxjerrë deti jashtë, është aty

30 Nëntor 2020, 16:56| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 17:19

  • Share

Familjarët e 32-vjeçarit, Silvi Prifti, i cili 2 ditë më parë hyri në ujë për të gjuajtur peshk dhe nuk doli më, vijojnë të presin në breg të detit.

Petrit Prifti, xhaxhai i të riut apelon për ndihmë nga shteti, që pëlumbarët të gjejnë trupin e nipit të tij, teksa akuzon se autoritetet nuk po vijojnë kërkimet

“Ngelet për të dëshiruar puna e kërkimeve. Nuk e dimë pse akoma nuk është kontrolluar veni i ngjarjes. Derisa nuk është zhytur një specialist i mirë. Nuk e dimë si na mban zoti e nuk vdes një tjetër. Në një telefonatë zyrtare di që do  të vinë. Se di nuk e di. Dje u bë kontroll, por ishte e pa mundur. Marrim vesh nga deti.

Ndoshta sot nuk është 100% pamja e duhur por mjetet tëbëjnë ta kërkosh. Ne kërkojmë që ta gjejnë sepse të gjithë kanë shpresën se ai është aty brenda. Aty është relieve që të mban brenda. Mendohet se është brenda dhe akoma nuk është mundësia që deti ta nxjerre jashtë”, tha  xhaxhai i të zhdukurit në det Petrit Prifti.

2 ditë më parë, Silvi Prifti, me dy shokë dolën për gjueti në detin Currilave. Njëri i transportoi me varkë 400 m nga bregu te vendi që njihet si Batullat dhe 2 të tjerët u zhytën. Ata i thanë shokut të tyre të kthehej në breg dhe kur ata të ja bënin me dorë ai të shkonte e ti merrte. Por nga deti erdhi sinjali, i vetëm njërit prej shokëve, pasi Silvi u zhduk në ujërat e thella të dhe ftohta të Adriatikut.

Silvi Prifti 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?