Boksieri 35-vjeçar Alessio Zangrilli është gjetur i vdekur, ndërsa ishte larguar nga banesa më 10 tetor.
Që prej 10 tetorit autoritetet u angazhuan për ta gjetur atë. Mëngjesin e sotëm, i riu u gjet i pajetë në lumin Tiber në Itali.
Sakaq, mësohet se ai është gjetur nga kalimtarët e rastit, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka kryer vetëvrasje, apo e kanë vrarë.
Sipas dëshmive, Zangrilli kohët e fundit vuante nga depresioni, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë veten.
Komento